(nga kapaku i librit)
"Te bekuar jane paqeberesit" that Jezusi. Me nje qartesi te kristalte ky udhezues vendos perpara nesh urtesine - ate urtesi te vertete, te plote, biblike, shpirterore, personale, pastorale, me kembe ne toke, ate urtesi qe hyn thelle ne zemer - qe i drejton shpirterat e perulur drejt bekimit.
J.I. Packer, Regent College
Eshte ai lloj libri qe do t'i kujtoje cdo lexuesi te Krishtere qe Perendia, para se gjithash eshte ne procesin e pajtimit dhe se sherbetori nuk eshte me i madh se Perendia.
D. James Kennedy, Coral Ridge Presbyterian Church
Ndodh qe nje liber te jete edhe i vecante edhe i cmuar. Dhe nje liber te tille ju jeni duke e mbajtur ne duart tuaja. Paqeberesi eshte nje vegel e domosdoshme keshillimi per apstoret. ... Tani qe ky volum eshte ne duart e lexuesit nuk eshte e nevojshme te lexohet ndonje liber tjeter qe e trajton kete ceshtje.
C.J.Mahaney, Covenant Life Church
Gjate viteve une kam lexuar mjaft... nga teresia e materialeve te shumta, te cilat e trajtojne zgjidhjen e konfliktit dhe te problemeve te tjera qe mbart kjo ceshtje. Trajtimi qe i eshte bere ketij problemi ne kete liber eshte me konkreti dhe me ndihmuesi qe une kam gjetur deri tani.
Vernon Grounds, Denver Conservative Baptist Seminary
Ky liber eshte thelbesor per avokatet e Krishtere qe jane te interesuar dhe te perfshire ne proceset e pajtimit, por eshte edhe shume me teper se kaq eshte nje drejtim i besueshem per te gjithe te Krishteret, te cilet kerkojne te sjellin nxitjen e Krishtit. "Te bekuar jane paqeberesit". Sande na jep nje kujtese te fuqishme per ate, se sa e rendesishme eshte per Krishtin qe ne te Krishteret te jetojme ne unitet dhe harmoni. Dhe per me shume se kaq ai na jep dhe mjetet e nevojshme per ta permbushur kete detyre. Diane M. Munson, Christian Legal Society Quarterly