Libri: Introduction and Taster
Hyrje
A ėshtė biznesi nė parim i mirė, apo i keq? Fjalė tė tilla, si fitim, konkurrencė, para, madje edhe biznes, mbartin njė ngjyrim negativ nga ana morale pėr shumė njerėz nė ditėt e sotme. Disa nga ata qė punojnė nė botėn e biznesit ndonjėherė punojnė nėn hijen e njė ndjesie tė lehtė faji, pasi mendojnė se puna e tyre mund tė jetė e nevojshme, por, nga pikėpamja morale, e shumta mund tė jetė neutrale. Fare pak njerėz mendojnė natyrshėm pėr biznesin si diēka tė moralshme nė vetvete. Skandalet me bizneset nė kohėt e fundit, qė kanė tė bėjnė me veprimtari tė pandershme e tė jashtėligjshme tė kompanive tė mėdha si Enron dhe firma kontabiliteti me reputacion tė mirė nė tė kaluarėn, si pėr shembull Arthur Andersen, kanė lėnė shteg qė njerėzit tė dyshojnė se ka diēka nė biznes qė e bėn atė tė anojė natyrshėm drejt kryerjes sė gjėrave tė gabuara. Kėshtu, ideja pėr biznesin nė vetvete mbulohet nga njė re e errėt dyshimi. Por, a ėshtė e drejtė kjo?Sa pėr lidhjen e biznesit me shėrbimin ndaj Perėndisė, kur njerėzit pyesin se si jetėt e tyre mund ti japin lavdi Perėndisė, zakonisht nuk u thuhet: Hyjini biznesit! Kur studentėt pyesin si mund ti shėrbej Perėndisė me jetėn time?, nuk ka tė ngjarė tė dėgjojnė pėrgjigjen: Hyji biznesit! Kur dikush i shpjegon njė tė saponjohuri unė punoj nė kėtė apo atė lloj biznesi, zakonisht ai nuk dėgjon pėrgjigjen: Ēfarė mėnyrė e mrekullueshme pėr ti dhėnė lavdi Perėndisė! Por pikėrisht kėtė do tė bėjė ky libėr. Unė do tė argumentoj qė...
Pronėsia
Tė kesh gjėra nė pronėsi nė thelb ėshtė diēka e mirė dhe kjo tė jep shumė mundėsi pėr ti dhėnė lavdi Perėndisė, por edhe shumė tundime pėr tė mėkatuar
Ndonjėherė, njerėzit i konsiderojnė tė gjitha zotėrimet e pronave si njė lloj lakmie, qė ėshtė e gabuar nga ana morale, dhe mendojnė se nė njė botė tė pėrsosur njerėzit nuk do tė kenė, madje, fare pasuri personale. Por Bibla nuk e mbėshtet kėtė ide. Kur Perėndia urdhėroi: Nuk do tė vjedhėsh (Eks. 20:15), Ai afirmoi vlefshmėrinė e pasurive vetjake. Unė nuk duhet tė vjedh makinėn tėnde, sepse ajo tė pėrket ty, jo mua. Nėse Perėndia nuk do tė kishte dashur qė ne tė zotėrojmė pasuri personale, atėherė urdhėrimi nuk do tė vjedhėsh do tė ishte i pakuptimtė. Unė besoj se arsyeja pėrse Perėndia urdhėroi Nuk do tė vjedhėsh ėshtė se zotėrimi i pasurive ėshtė mėnyra se si ne imitojmė sovranitetin e Perėndisė mbi universin, duke ushtruar sovranitetin tonė mbi njė pjesėz shumė tė vogėl tė tij, pra, mbi gjėrat qė kemi nė pronėsi. Kur kujdesemi pėr ato qė kemi nė pronėsi, ne imitojmė Perėndinė nė kujdesin qė Ai tregon pėr tė gjithė universin dhe Ai gjen kėnaqėsi tek na shikon tė imitojmė Atė nė kėtė mėnyrė. Pėrveē kėsaj, kur kujdesemi pėr zotėrimet tona, na jepet mundėsia tė imitojmė shumė veti tė tjera tė Perėndisė, siē janė: menēuria, njohuria, bukuria, krijimtaria, dashuria pėr tė tjerėt, mirėsia, paanėsia, pavarėsia, liria, ushtrimi i vullnetit, tė qenėt i kėnaqur (ose i gėzuar) e kėshtu me radhė...
Prodhimtaria
Prodhimi i mallrave dhe i shėrbimeve nė thelb ėshtė gjė e mirė dhe ofron shumė mundėsi pėr ti dhėnė lavdi Perėndisė, por gjithashtu edhe shumė tundime pėr tė mėkatuar
Ne e dimė se prodhimi i produkteve prej tokės ėshtė diēka krejtėsisht e mirė nė vetvete, sepse ėshtė pjesė e qėllimit pėr tė cilin Perėndia na vendosi nė tokė. Para se mėkati tė hynte nė botė, Perėndia e vendosi Adamin nė kopshtin e Edenit, qė ta punonte dhe ta ruante (Zan 2:15), dhe Perėndia u tha Adamit dhe Evės, para se tė mėkatonin: Tė jini tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė (Zan. 1:28). Fjala e pėrkthyer nėnshtrojeni (Hebraisht kćbash) nėnkupton qė Adami dhe Eva duhej ti bėnin pasuritė tokėsore tė pėrdorshme pėr dobinė e tyre dhe kjo nėnkupton se Perėndia synonte qė ata tė punonin tokėn pėr tė pasur prodhime bujqėsore dhe kafshė e mė pas edhe njė strehė, mjete tė prodhuara nė mėnyrė artizanale dhe stoli. Sė fundi, edhe ndėrtesa, mjete transporti, qytete dhe shpikje tė tė gjitha llojeve. Produktet e prodhuara na japin mundėsinė qė tė pėrlėvdojmė Perėndinė pėr gjithēka qė shohim nė botėn pėrreth nesh. Pėrfytyroni atė qė do tė ndodhte nėse do tė kishim mundėsi tė sillnim Adamin dhe Evėn (nė gjendjen pėrpara se tė mėkatonin) nė njė shtėpi amerikane tė shekullit njėzet e njė. Pasi tu jepnim veshjet e duhura, do tė hapnim rubinetin pėr tu ofruar njė gotė ujė dhe ata do tė pyesnin: Ēfarė ėshtė kjo?. Kur tu shpjegonim se tubacionet bėjnė tė mundur qė tė kemi ujė kurdoherė qė na nevojitet, ata do tė klithnin: Po thua qė Perėndia ka vendosur nė tokė materiale me tė cilat mund tė ndėrtosh kėtė sistem Po, do tė pėrgjigjeshim ne. Atėherė, lavdi Perėndisė qė na dha kėtė tokė tė mrekullueshme! Dhe lavdi Atij qė na dha njohurinė dhe mjeshtėrinė pėr tė ndėrtuar ujėsjellėsin! Ata do tė kishin zemra tė ndjeshme ndaj dėshirės sė Perėndisė qė Ai tė nderohet nė gjithēka qė bėjmė. Kur tė shikonin frigoriferin, mė shumė lavdėrime pėr Perėndinė do tė dilnin nga buzėt e tyre. Tė njėjtėn gjė mund tė themi pėr dritėn elektrike dhe gazetat, pėr furrėn e pjekjes dhe telefonin e kėshtu me radhė. Zemrat e tyre do tė mbusheshin plot me falėnderim pėr Krijuesin, qė ka fshehur materiale tė tilla tė mrekullueshme nė tokė dhe qė, gjithashtu, u ka dhėnė qenieve njerėzore aftėsi tė tilla pėr ti pėrpunuar ato. Dhe ndėrsa zemra e Adamit dhe e Evės do tė mbusheshin plot e pėrplot me falėnderim tė thellė pėr Perėndinė, Ai do ta shihte kėtė dhe do tė kėnaqej. Ai do tė shihte me gėzim se si burri dhe gruaja, tė krijuar nė shėmbėlltyrėn e Tij, i japin lavdi Krijuesit dhe pėrmbushin qėllimin pėr tė cilin u krijuan. Kur shikojmė ēfarėdolloj produkti industrial, qė kemi mundur tė ndėrtojmė nga toka, pavarėsisht se sa i zakonshėm mund tė jetė, a nuk mund tė zbulojmė gjithashtu qindra mrekulli tė krijimit tė Perėndisė? Njė pasuri dhe shumėllojshmėri e tillė nuk gjendet nė asnjė planet tjetėr qė ne njohim...