Libri: Introduction and Taster
Hyrje
Qė nė vitin 1991 kam qenė i pėrfshirė nė mėnyrė aktive nė shėrbesėn kėshillimore e qė nga fillimi jam pėrkushtuar ndaj bėrjes dhe mėsimdhėnies sė kėshillimeve tė bazuara biblikisht. Pėrgjatė viteve, shumė studentė, tė kėshilluar dhe kėshillues, kanė ardhur e ikur si dhe shumė teori tė reja kėshillimore janė ngritur (e shumė kanė rėnė!), por Bibla vazhdon tė mbetet burimi themelor i sė vėrtetės se si tė kuptojmė se cilėt jemi si njerėz e si duhet ti qasemi problemeve nė jetėt tona.
I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi, qė njeriu i Perėndisė tė jetė i pėrkryer, tėrėsisht i pajisur pėr ēdo vepėr tė mirė (II Timoteut 3:16). Prandaj ne mundemi e duhet ti ndėrtojmė trajtimet tona kėshillimore mbi Shkrimin nėse duam ti shikojmė njerėzit me probleme ti kalojnė ato pėr tė qenė mė shumė si Krishti. Ky pasazh na tregon se ne kemi njė fjalė me siguri tė plotė te Shkrimet qė na siguron jo vetėm historinė dhe faktet, por edhe njė standard absolut e me udhėzime pėrmes tė cilave ne mund tė matim jetėn tonė. Ėshtė e dobishme pėr qortime, pėr tė na bindur kur nuk jemi duke i mbajtur standardet e Perėndisė, pėr korrigjim e pėr tė na treguar se si tė qėndrojmė pėrsėri kur kemi rėnė. Ky ėshtė mė shumė sesa thjesht njė korrigjim gojor. Pėrkundrazi, Shkrimi na bėn thirrje pėr tė na treguar se si tė dalim nga ky lėmsh ku e kemi futur veten. Dhe pėr trajnimin me drejtėsi ne nė mėnyrė tė pėrsėritur biem nė mėkat sepse nuk e kuptojmė ēėshtjen, qė ėshtė mė shumė sesa thjesht identifikimi i problemit dhe bindjes pėr mėkat - ne duhet qė edhe ta trajnojmė veten nė jetesėn me drejtėsi e nė mendim me qėllim qė tė fitojmė me tė vėrtetė. Shkrimi na mjafton pėr tė na ndihmuar tė rritemi nėpėr tė gjitha vėshtirėsitė dhe problemet tona. A do tė thotė kjo qė ne kurrė nuk duhet tė lexojmė apo studiojmė ndonjė material tjetėr pėrveē Shkrimit kur vjen puna te vėshtirėsitė e problemet tona? A do tė thotė kjo qė ne nuk duhet tė lexojmė e studiojmė kurrė ndonjė material tjetėr pėrveē Shkrimit kur vjen puna pėr kėshillimin? Jo, por do tė thotė qė sė pari ne duhet tė ndėrtojmė njė themel tė fortė biblik pėr ti kuptuar njerėzit e vėshtirėsitė e tyre. Pastaj informacionet e tjera duhet tė vlerėsohen nė krahasim me kėtė themel biblik e jo me thjesht pranimin e tij sepse ai deklaron se ėshtė i saktė apo se funksionon...
...Unė sinqerisht shpresoj qė ndėrsa ju kėrkoni qė nė mėnyrė biblike ti ndihmoni njerėzit, kėta kapituj do tju stimulojnė pėr tė menduar e pėr tu pajisur mė mirė pėr shėrbesė. Pėr shkak tė shkurtėsisė sė tyre, asnjėri prej kapitujve nuk paraqet fjalėn e fundit pėr atė temė. Ato kanė dalė nga pėrpjekjet e mia kėshillimore pėrgjatė viteve. Si tė tilla, unė besoj se ato janė tė dobishme pėr njė zbatim tė drejtpėrdrejtė nė situatat kėshillimore qė ju mund tė hasni si dhe mund tė shėrbejnė si njė mjet pėr tju sfiduar qė nė vazhdimėsi tė mėsoni dhe shqyrtoni Shkrimin. Si tė tillė, ju mund ta gjeni veten nė mosmarrėveshje nė disa pika gjatė leximit. Pavarėsisht kėsaj, thjesht pranoje sfidėn pėr ta shqyrtuar Shkrimin, pėr ta zhvilluar pėrqasjen tėnde ndaj kėshillimit nė njė mėnyrė qė ėshtė me tė vėrtetė biblike. Qėllimi im nuk ka qenė kurrė tė pėrpiqem tė prodhoj modele tė vetvetes nė kėshillim, sepse shikoj shumė kufizime personale si dhe shumė raste ku nuk kam qenė krejtėsisht biblik tek ajo qė kėrkoja apo rekomandoja. Pėrkundrazi, qėllimi im ėshtė qė nė mėnyrė reciproke tė na frymėzojė pėr nė procesin e vazhdueshėm nė tė cilin mund tė thuhet qė ne e shqyrtuam Shkrimin ēdo ditė pėr tė parė nėse ajo qė Pali po thoshte qe e vėrtetė apo jo (Veprat 17:11).
Jam veēanėrisht i kėnaqur qė ky libėr u pėrkthye dhe u botua nga miqtė e mi tė mirė tė Qendrės pėr Drejtuesit e Krishterė. Hera-herės, pėrgjatė viteve, kam punuar me ta nė nivele tė ndryshme dhe kam vlerėsuar thellėsisht jetėt dhe shėrbesėn e tyre. Plus kėsaj, unė vlerėsoj thellėsisht miqėsinė qė kam mundur tė zhvilloj me shqiptarėt si dhe njohjen e shkurtėr me vendin tuaj gjatė mėsimdhėnies qė zhvillova gjatė njė jave aty. Sigurisht, unė gjithnjė shpresoj tė kthehem sėrish aty e tė kaloj mė shumė kohė pėr ta njohur e parė tė gjithė Shqipėrinė si dhe pėr mundėsinė pėr tė ndihmuar nė pajisjen e kishės shqiptare nė fushėn time tė shėrbesės.
Shumė veta mė kanė inkurajuar qė ta shkruaj kėtė libėr, veēanėrisht nė kėto vitet e fundit. Tė gjithė atyre u shpreh falėnderimet e mia, falėnderime qė i takojnė edhe stafit tė Qendrės pėr Drejtuesit e Krishterė, veēanėrisht Anri Pashajt, i cili i bashkoi idetė e mia duke i kthyer nė njė libėr. Edhe juve qė po e lexoni ju jam mirėnjohės pėr mundėsinė qė mė jepni pėr tė ndarė me ju atė qė Perėndia mė ka dhėnė mua.
Jozefi
Jeta e Jozefit te kapitujt 37-50 tė Zanafillės ka qenė gjithnjė njė nga pasazhet e mia tė preferuara tė Shkrimit. Nė kėta kapituj ka njė mėsim dinamik e gjithėpėrfshirės pėr sovranitetin e Perėndisė, qė punon edhe kur nuk e dimė. Por ka edhe shumė mėsime mė tė vogla mbi njė larmi ēėshtjesh, tė cilat mund tė na pajisin mė mirė pėr jetėt tona tė krishtera.
Pėr kėshilluesit biblikė, ky pasazh shėrben si njė burim i pasur pėr zbatime nė jetėt e tė kėshilluarve, zbatime qė bėhen mė tė gjalla sepse ato nuk deklarohen nė tekst thjesht nė njė format mėsimor, por ilustrohen nėpėrmjet jetės sė Jozefit e tė familjes sė tij...
...Jeta e Jozefit te kapitujt 37-50 tė Zanafillės ka qenė gjithnjė njė nga pasazhet e mia tė preferuara tė Shkrimit. Nė kėta kapituj ka njė mėsim dinamik e gjithėpėrfshirės pėr sovranitetin e Perėndisė, qė punon edhe kur nuk e dimė. Por ka edhe shumė mėsime mė tė vogla mbi njė larmi ēėshtjesh, tė cilat mund tė na pajisin mė mirė pėr jetėt tona tė krishtera.
Pėr kėshilluesit biblikė, ky pasazh shėrben si njė burim i pasur pėr zbatime nė jetėt e tė kėshilluarve, zbatime qė bėhen mė tė gjalla sepse ato nuk deklarohen nė tekst thjesht nė njė format mėsimor, por ilustrohen nėpėrmjet jetės sė Jozefit e tė familjes sė tij...
...Jozefi, pasi ka parė ndryshimin e zemrės qė sjell pendimi i vėrtetė, u shfaqet vėllezėrve tė tij (45:4 e nė vazhdim). Zemra e tij ėshtė me tė vėrtetė falėse, pasi ai i nxit qė tė mos kenė frikė, por qė tė shikojnė se si Perėndia ka punuar pėr ta sjellė Jozefin nė kėtė pozitė qė ta shpėtojė fizikisht familjen e tij nga zia e bukės, sė bashku me pjesėn tjetėr tė botės. Falja e Jozefit ėshtė e thellė dhe e vėrtetė, por u ofrua vetėm pasi ai vuri re njė pendim tė thellė, tė shprehur veēanėrisht pėrmes jetės sė Judės.
Jeta e Jozefit ėshtė njė demonstrim mbresėlėnės i sovranitetit tė Perėndisė, qė do tė thotė se Perėndia ėshtė pėrmbi gjithēka dhe nė kontroll tė tė gjitha ngjarjeve. Sovraniteti i Perėndisė ėshtė, njėherazi, njė doktrinė tejet ngushėlluese, por edhe pezmatuese. Ėshtė tejet ngushėlluese, sepse ne mund ta dimė qė nė njė botė qė duket se vėrtitet jashtė kontrollit rreth nesh, ka nė fakt kontroll, pasi Perėndia, si krijuesi i saj, ėshtė mė i madh se kjo botė. E nganjėherė pezmatuese, pasi ne jetojmė nė errėsirė, tė paaftė pėr tė parė qartė se si e me ēsynim punon Perėndia. Pikėrisht nė kėto kohė pezmatimi, ne duhet tė kujtohemi pėr Jozefin dhe reagimet e tij.
Kur Jozefi u shfaqet mė nė fund vėllezėrve tė tij, ai bėn njė deklaratė tė fuqishme. Te Zanafilla 45:5-8, ai deklaron: Por tani mos u trishtoni dhe mos tju vijė keq qė mė shitėt me qėllim qė tė ēohesha kėtu poshtė, sepse Perėndia mė ka dėrguar para jush pėr tė ruajtur jetėn tuaj. Nė fakt u bėnė dy vjet qė ra zia e bukės nė vend; dhe do tė ketė pesė vjet tė tjera gjatė tė cilave as do tė lėrohet, as do tė korret. Por Perėndia mė ka dėrguar para jush, me qėllim qė tė ruhet diēka mbi tokė dhe pėr tju shpėtuar jetėn me njė ēlirim tė madh. Nuk jeni ju, pra, qė mė ka dėrguar kėtu, por ėshtė Perėndia...
Emocionet
A ėshtė gabim tė kesh ndjenja?
A ėshtė gabim tė kesh ndjenja? Tekstet biblike i pėrgjigjen me njė Jo! tė fortė kėsaj pyetjeje. Perėndia demonstron emocione dhe ndjenja nėpėr tėrė Biblėn dhe sfida pėr ne ėshtė tė mėsojmė se si ta pasqyrojmė Perėndinė apo tė marrim shembull nga Ai nė jetėt tona. Tė jesh sipas shėmbėllimit tė Perėndisė nuk do tė thotė qė ne tė bėhemi Perėndi, siē mėsojnė disa fe e kulte, por qė ne tė jemi nė gjendje tė demonstrojmė karakterin e tij pėrmes jetėve tona. Ne kurrė nuk do tė jemi tėrėsisht si Perėndia, sepse Ai ėshtė krijuesi dhe ne jemi krijesa, por duhet tė reflektojmė karakterin e tij nė jetėt tona nė njė mėnyrė tė kushtėzuar, por tė vėrtetė.
Nė rrafshin e emocioneve, tė krishterėt kanė qenė pėrgjithėsisht ose nė njėrin, ose nė tjetrin skaj. Nė njėrin skaj, emocionet shikohen si negative e, madje, mėkatare nė natyrėn e tyre dhe ne duhet tė pėrpiqemi tė mos i kemi fare. Nė skajin tjetėr qėndron mendimi se emocionet thjesht ekzistojnė dhe ne duhet tė shprehim lirshėm gjithēka qė ndiejmė. Tė dy kėto skaje janė tė pasakta, i pari ngaqė nuk kupton qė emocionet janė me tė vėrtetė pjesė e asaj qė ne u krijuam pėr tė qenė dhe, i dyti, sepse nuk kupton qė mėkati ka ndikuar tė gjitha pjesėt e asaj qė ne jemi, pėrfshi kėtu emocionet, prandaj ato nuk duhet tė shprehen lirisht. Nė Bibėl, theksi vihet te fakti qė ne jemi krijuar si njė i vetėm, njė person i plotė me ndjenja, mendime, qėndrime, fjalė, vepra e kėshtu me radhė. Emocionet nuk janė njė armik mė i madh se trupi dhe mendja pėr jetėn e krishterė.
Ato janė pjesė e personit tė krijuar nė shėmbėllimin e Perėndisė - Perėndia demonstron emocionet e zemėrimit, tė dashurisė, tė pikėllimit e tė tjerė. Ai na flet shpesh pėrmes emocioneve tė...
Shqetėsimet
Kur frika tė kontrollon jetėn
Ankthin, shqetėsimin e frikėn i kemi pėrjetuar tė gjithė nė njė moment tė caktuar tė jetės sonė, por pėr shumė njerėz kėto janė njė betejė e pėrditshme, ndėrsa pėrballen me botėn e tyre tė pasigurisė dhe tė vėshtirėsive. Bibla na udhėzon kėshtu: Mos u shqetėsoni pėr asgjė (Filipianėve 4:6), ose mos u shqetėsoni pėr jetėn tuaj, pėr atė qė do tė hani ose do tė pini, as pėr trupin tuaj, pėr atė qė do tė vishni (Mateu 6:25). Por si mund ta arrijmė kėtė pikėsynim shpirtėror kur pėrballemi me sėmundjet, urinė, humbjen e vendit tė punės ose me njė tė ardhme qė duket se nuk ofron ndonjė shpresė?...