1 Timoteu;
ėshtė letėr baritore e shekullit tė parė; Simon Robinson shkruan nga njė pikėvėshtrim shumė praktik i pėrkujdesjes baritore tė shekullit njėzetė e njė. Ndryshimet kulturore vihen nė dukje dhe ēėshtjet e debatueshme nuk anashkalohen. Produkti pėrfundimtar ėshtė shumė i lexueshėm, jo pa humor, dhe shumė i pėrshtatshėm pėr shoqėrinė tonė dhe jetėn e kishės. Doktrina duhet tė ēojė gjithmonė nė veprime praktike. Ky komentar do tė na inkurajojė nė kėtė drejtim dhe do tė jetė udhėzues i shkėlqyer pėr grupet e studimit brenda kishės.
Rev. Philip H. Hacking Fulwood, Sheffield
Kjo ėshtė njė hyrje e ngrohtė dhe praktike e njė letre tepėr tė rėndėsishme tė dhjatės sė re, qė, sot, shpesh anashkalohet. Fuqia e Simon Robinsonit qėndron nė faktin se identifikon dhe ruan rrjedhėn melodike tė letrės, gjė qė i bėn tė mundur ta lidhė shumėllojshmėrinė e gjerė tė pjesėve tė veēanta brenda njė teme dhe qėllimi koherent dhe unifikues. Ka shumė xhevahire urtėsie pėr kuptimet e veēanta tė tekstit origjinal, tė cilat bėjnė tė mundur qė ky shtjellim i qartė tė zbatohet me pėrshtatshmėri tė thellė. E rekomandoj me shumė dashamirėsi.
David Jackman President, The Proclamation Trust, Londėr
Ky ėshtė jo vetėm njė komentar me shumė mprehtėsi praktike por edhe me konkluzione shtjelluese bindėse. Metoda serioze e autorit ėshtė sidomos e dobishme pėr tė kapur thelbin e tekstit, ndėrkohė qė pėrmban kėshilla tė forta baritore. Do tė jetė njė vegėl e dobishme si pėr predikuesin, ashtu dhe pėr besimtarin e zellshėm.
Jerry Wragg Pastor-Mėsues, Kisha Grace Immanuel Bible, Jupiter, Florida
Pėrgatitja e Skenės
Disa njerėz e kanė konsideruar kėtė libėr si manual pėr rendin e kishės, por sėshtė aspak i tillė! Ai ėshtė njė letėr urgjente drejtuar njė tė krishteri nė kulmin e krizės dhe njė thirrje ndaj njė kishe lokale pėr tė vazhduar punėn qė Perėndia e kishte urdhėruar tė bėnte, pra, pėrhapjen e lajmit tė mirė.
Pali ia shkroi letrėn e parė Timoteut midis kohės kur u ēlirua nga arresti nė shtėpi (Veprat 28:30) dhe burgosjes pėr tė fundit herė (kur shkroi 2 Timoteun). Kjo e vendos datėn e letrės rreth viteve 62-64 pas Krishtit.
Timoteu ishte bir i njė babai grek dhe nėne judeje, dhe u rrit nė njė fshat nė periferi tė perandorisė romake, pranė qytetit tė Listrės. Nė adoleshencėn e hershme, ose rreth tė njėzetave, Pali erdhi nė rajonin ku jetonte Timoteu, i tregoi lajmin e mirė dhe e udhėhoqi pėr te Krishti. Pali kaloi njė kohė tė gjatė duke e ndihmuar Timoteun tė rritej si i krishterė. Madje marrėdhėnia e tyre u bė kaq e ngushtė saqė e thirri Timoteun biri im i vėrtetė nė besim (1:2).
Pali u largua nga Listra dhe e vazhdoi pėrhapjen e lajmit tė mirė gjetkė, por kur u kthye u inkurajua kaq shumė nga mėnyra si Timoteu ishte rritur nė besimin e krishterė saqė vendosi ta merrte me vete nė udhėtimet e tjera misionare.
Timoteu dhe Pali udhėtuan pėrmes Frigjisė, Galatisė, Misisė dhe Troasit, Filipisė dhe Bereas. Pastaj Timoteu e ndoqi Pali pėr nė Athinė, prej nga u dėrgua nė njė mision nė Thesalonik me Silėn (Veprat 17:15; 1 Thes. 3:1-2), pas sė cilit u bashkua me Palin nė Korint. Lėvizjet e tij pas kėsaj janė tė paqarta deri nė momentin kur na thuhet se ishte me Palin nė Efes (Veprat 19:22).
Efesi ishte nė bregun perėndimor tė Turqisė sė sotme, mbi njėqind milje pėrgjatė Detit Egje nga Greqia. Ishte kryeqyteti provincial dhe qendra fetare e Azisė, si dhe shtėpia e njėrės prej Shtatė Mrekullive tė Botės; tempulli i Artemisės (Dianės).
Pasi predikoi nė Efes, Pali udhėtoi nė veri drejt Maqedonisė dhe e la kishėn e sapothemeluar nėn udhėheqjen e Timoteut. Timoteu po pėrballej me disa probleme serioze kur e ndėrmori kėtė detyrė. Disa prej pleqve kishin sjellė nė kishė njė mėsim tė ri, i cili e kundėrshtonte tė vėrtetėn qė Perėndia i kishte dhėnė Palit dhe apostujve tė tjerė. Kjo gjė i largoi njerėzit nga rruga e drejtė dhe e pėrēau kishėn. Disa prej burrave po shprehnin zemėrim kundėr njėri tjetrit (2:8) dhe disa gra po visheshin nė njė mėnyrė qė i sillte ēnderim lajmit tė mirė (2:8-11). Gjithashtu, egzistonin probleme rreth mbėshtetjes financiare tė vejushave sepse detyra ishte shtuar nė njė shkallė kaq tė madhe saqė kisha po shpėrqendrohej nga pėrgjegjėsia qė kishte pėr tė ungjillizuar (5:13-16).
Nė kėtė sfond, Fryma e Shenjtė e nxiti Palin qė tė shkruante kėtė letėr urgjente. Ai e inkurajoi Timoteun qė tė qėndronte nė Efes, ti ndalonte burrat qė po propagandonin idetė e tyre tė rrezikshme dhe ta kthente kishėn te detyra e pėrhapjes sė lajmit tė mirė.
PĖR STUDIM TĖ MĖTEJSHĖM
1. Veprat 16:1-5 pėrshkruan takimin e parė tė Palit me Timoteun. Ēfarė na tregojnė kėto vargje rreth sfondit tė tij? Cilat ishin cilėsitė e tij qė i lanė pėrshtypje Palit pėr herė tė parė?
2. Lexo Filipianėt 2:19-24. Pali thotė se nuk ka asnjė tjetėr si Timoteu. Ēfarė na tregon rekomandimi qė Pali i bėri Timoteut pėr rėndėsinė e tė qenit besnik dhe i besueshėm?
PĖR DISKUTIM
1. Rendit karakteristikat pozitive qė Pali pėrdor nė pėrshkrimin qė i bėn Timoteut te Filipianėt 2:19-24. Si mund ti zhvillosh nė vetė jetėn tėnde si i krishterė?
2. Besnikėria ėshtė njė karakteristikė qė duhet ta ndjekė ēdo i krishterė. Shqyrto cilėsitė e identifikuara te 2 Pjetri 1:3-8 dhe mendo pėr mėnyrėn si mund ti zhvillosh nė jetėn tėnde.
Kap. 1. Thyerja e pengesės sė dhimbjes............
Return to I Dashur Timote