Libri: Introduction and Taster
PRESUPOZIMET DHE PARIMET
Presupozime tė Interpretimeve Biblike
Presupozimi bazė rreth Biblės qė dallon besimtarėt nga jo-besimtarėt ėshtė se Bibla ėshtė zbulesa ku Perėndia shfaq vehten e Tij dhe vullnetin e Tij pėr njeriun. Edhe pse tė krishterėt janė tė bashkuar nė kėtė pohim bazė, rrjedhimet e kėsaj thėnie janė parė nga kėndvėshtrime tė ndryshme. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptosh kėto trajtime tė ndryshme, sepse presupozimet e njė personi do tė pėrcaktojnė, nė njė shkallė tė gjerė, se si ai e kupton dhe e interpreton Shkrimin. Njė autor e ka shpjeguar kėshtu: Ne duhet tė njohim veten tonė . Secili nga ne i drejtohet Shkrimit me presupozimet e tij ose tė saj. Kėto presupozime janė pjesė e botėkuptimit, pjesė e teologjisė sonė personale. Nė radhė tė parė ato lidhen me mėnyrėn sesi e konsiderojmė Shkrimin. A pėrbėhet nga deklarata tė pagabueshme? A ėshtė regjistrim i veprave tė caktuara tė Perėndisė? A ėshtė njė regjistrim i frymėzuar? A ka zbulesė jashtė Shkrimit? Pikėpamjet tona do tė tregojnė sesi ne e trajtojmė tekstin. Mendjet tona nuk janė bosh kur ne lexojmė ose dėgjojmė Shkrimin; ēfarė ne dėgjojmė ėshtė pjesėrisht e paracaktuar tashmė nga ajo qė ėshtė nė to; presupozimet tona formojnė atė qė ne kuptojmė. Nuk ėshtė e nevojshme qė tė argumentojmė kėtu pėr ndonjė grup presupozimesh tė veēanta, por tė kėmbėngulim pėr tu bėrė tė vetėdijshėm pėr tonat qė kur tė kuptojmė dhe interpretojmė tė dimė se si do ndikohemi nga ato. Gjithashtu ėshtė e rėndėsishme qė ne tė shohim se presupozimet tona janė tė qėndrueshme, se ne nuk punojmė njė herė me njė palė dhe njė herė me njė tjetėr. N.q.se Bibla pranohet nė njė farė mėnyre si komunikim nga Perėndia, njė vend logjik pėr tė filluar do tė ishte tė kėrkoni nėse vetė Bibla na tregon se ēfarė trajtimi duhet ti bėjmė pėr tė kėrkuar qė ti kuptojmė domethėnien. A interpreton Bibla nė njė vend kuptimin e thėnieve nė njė vend tjetėr? Thuajse mund tė thuhet se Dhjata e Re ėshtė njė interpretim i Dhjatės sė Vjetėr. Qofshin ose jo metodat e pėrdorura nga Krishti dhe apostujt nė pėrcaktimin e kuptimit tė pasazheve nė Dhjatėn e Vjetėr modele qė duhet tė ndiqen nga ne, sigurisht qė presupozimet qė ata kishin duhet tė jenė model pėr ne. Ēfarė presupozimesh, atėherė, pati Krishti dhe apostujt rreth interpretimit tė Dhjatės sė Vjetėr? Sigurisht qė Krishti dhe apostujt e panė Biblėn si njė dokument tė shkruar nga njeriu, por nė tė njėjtėn kohė si njė dokument burimi i tė cilit ishte Vetė Perėndia. Le tė shqyrtojmė rrjedhimet e kėtyre dy supozimeve bazė -- se Bibla ėshtė edhe njė libėr hyjnor, Fjala e Zotit; por edhe njė libėr njerėzor, Fjala pėrmes njerėzve tek qenie tė tjera njerėzore...
Trajtimet Natyraliste
Njė natyralist i rreptė nuk lejon asgjė tė mbinatyrshme nė Bibėl ose nė ndonjė vend tjetėr. Disa interpretues marrin kėtė pozicion. Tė tjerėt janė mė pak tė ngurtė dhe njohin disa elemente tė mbinatyrshme nė Shkrim. Ata tė cilėt e trajtojnė Biblėn nga pikėpamja natyraliste besojnė se ata duhet tė zvogėlojnė ose eleminojnė elementėt tė papranueshėm pėr arsyetimin e tyre sepse Bibla ka autorėsi njerėzore. Megjithėse ka shumė trajtime natyraliste, ne do tė shikojmė tre qė kanė mė shumė ndikim: (1) racionalizmi, i cili u bė mbizotėrues nė shekullin e shtatėmbėdhjetė; (2) kritika letrare, e cila u bė e rėndėsishme nė shekullin e nėntėmbėdhjetė; dhe (3) relativizmi kulturor, i cili u bė gjithnjė e mė ndikues nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė njėzetė.
Racionalizmi
Bibla ėshtė racionale sepse i bėn thirrje mendjes. Faktikisht, qėllimi i saj ėshtė ti transformojė mendjet nga njė mendėsi qė sundon nė botė (Rom. 12:2). Bibla ėshtė racionale nė atė qė ėshtė e vėrtetė nė mėnyrė tė pėrsosur, duke mos e kundėrshtuar kurrė vetveten. Sidoqoftė, racionalizmi paraqet njė sistem interpretimi qė buron nga njė botėkuptim natyralist. Njė racionalist mbėshtetet te arsyetimi i tij si autoritet pėrfundimtar. Kjo pikėpamje reflektohet nė presupozimin e racionalistit: qė ajo e cila nuk mund tė vėrtetohet nė kushtet e pėrvojės bashkėkohore ose nė kushtet e mendimit racional nuk mund tė pranohet si e vėrtetė, dhe kėshtu qė nuk mund tė jetė Fjala e Perėndisė. Kriteri pėrfundimtar i racionalistit pėr tė vendosur nėse njė mėsim ėshtė ose jo i besueshėm ėshtė arsyetimi individual i pavarur. Pėr racionalistin, tre lloj problemesh nė Bibėl kanė qenė njė gur pengese pėr ta pranuar atė si plotėsisht tė besueshme dhe si rrjedhim njė Fjalė me autoritet nga Perėndia. Sė pari, disa mėsime nė Bibėl janė konsideruar si tė pavlefshme nga ana morale pėr Perėndinė. Lutjet e Davidit pėr hakmarrje kundėr armiqve tė tij (psalmet mallkues) dhe urdhėrat pėr tė shkatėrruar njerėzit e Kanaanit janė shembuj e elementėve tė tillė tė papranueshėm. Racionalisti nuk kėrkon qė ti pajtojė kėto elemente me mėsime nga Shkrimi mė tė pranueshme (pėr tė), por thjesht konfirmon se ato nuk janė Fjala e Perėndisė. Nė vitet e fundit shumė mėsime tė tjera nga Shkrimi i janė atribuar tė njėjtės kategori nga racionalistėt. Mėsimet biblike mbi divorcin, rolin e grave nė martesė, pranimi i autoritetit civil dhe shumė tė tjera janė hedhur poshtė mbi baza tė ashtuquajtura morale. Dy elementė tė tjerė nė Shkrimet janė hedhur poshtė nga racionalistėt: e mrekullueshmja dhe deklarata tė Shkrimit qė dukes sikur bien nė kundėrshtim me deklarata tė tjera biblike (tė tilla si referencat historike qė nuk pėrputhen). Pas Reformimit, pėrhapja e interpretimit u pėrshpejtua nga pėrparimi i shkencės. Papritur e pakujtuar njė numėr shumė mė i madh problemesh se sa ishte konsideruar mė parė u shfaqėn nė Shkrim. Ēdo teori e shkencės fizike ose biologjike mund tė pranohej nga racionalisti si mė e pėrafėrt me tė vėrtetėn se sa ēdo gjė qė mund tė thoshte Shkrimi pėr kėtė temė. Kjo pėrshpejtoi konfliktin e madh midis evolucionit dhe mėsimit tė Shkrimit pėr sa i pėrket krijimit. Ndėrsa shkenca pėrparonte, njė numėr interpretimesh tė Shkrimit tė pranuara pėr njė kohė tė gjatė dukeshin sikur binin nė kundėrshtim me teoritė e reja shkencore qė po dilnin nė skenė. Racionalisti prirej qė tė mbante anėn e teorive shkencore. Meqenėse bota fizike nuk ėshtė fokusi kryesor i zbulesės biblike, konflikti mbi teoritė fizike dhe teologjike, megjithėse i zjarrtė, ishte i kufizuar. Gjithsesi, me lindjen e shkencave bihevioriste (shkencat pėr sjelljen e njeriut si psikologjia, sociologjia, antropologjia etj, shėn i pėrkth.) nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, numri i mėsimeve tė Shkrimit qė u bėnė tė papranueshme pėr racionalistėt u zgjerua me shpejtėsi. Psikologjia dhe sociologjia po lėviznin nė drejtim tė zemrės sė zbulesės biblike duke u marrė me njė temė tė pėrbashkėt, njeriun natyrėn e tij, marrėdhėniet e tij dhe ēfarė e bėn atė tė plotė. Fusha e betejės u zgjerua menjėherė pėr tė pėrfshirė pjesėn mė tė madhe tė Biblės.
Trajtimet Mbinatyraliste
Siē e kemi parė, Jezusi vendosi njė shembull, i cili u ndoq nga shkruesit e Dhjatės sė Re, nė trajtimin e Biblės si njė libėr tė mbinatyrshėm. Objekte nė Bibėl tė tilla si gjarpri i bronxtė; ngjarje tė tilla si eksodi (dalja) nga Egjipti; fjalė tė tilla si parashikimi qė profeti Isaia do tė kishte njė djalė; njerėz tė tillė si Melkizedeku tė gjitha kėto kuptohen sikur i referohen Jezu Krishtit. Disa nga referencat janė shumė tė qarta qė interpretuesit hebrenj tė Dhjatės sė Vjetėr pėrpara kohės sė Krishtit panė vazhdimisht referenca pėr Mesinė. Por shumė referenca, si kėto tė pėrmendura mė sipėr, nuk do tė kishte tė ngjarė qė tė shikoheshin nga dikush i cili ishte nė kėrkim tė kuptimit tė synuar prej autorit. Jobesimtarėt mund tė thonė se tekstit iu imponua njė kuptim. Besimtarėt do tė thonė se njė kuptim ėshtė i fshehur derisa tė zbulohet nga Krishti ose apostujt e Tij. Nė ēdo rast, Bibla shikohet si njė libėr i mbinatyrshėm, sepse ngjarjet e ardhshme nuk mund tė parashikoheshin me pėrpikmėri, nė mėnyrė shumė tė hollėsishme shumė vite pėrpara thjesht nga njė mėnēuri e pandihmuar njerėzore.