Parathėnie:
Pyetja.
Pyetja ėshtė - a ka njeriu diēka qė quhet vullnet i lirė? A mundet njė njeri qė lirshėm dhe pa ndihmė ti kthehet Krishtit pėr shpėtim nga mėkatet e tij? Erasmi pėrgjigjet: Po! Lutheri thotė njė Jo! tė fortė. Lutheri ishte i bindur se vullneti i lirė, godet mu nė zemrėn e doktrinės biblike tė shpėtimit vetėm me anė tė hirit, vetėm nėpėrmjet besimit. Ne duhet tė kemi tė njėjtėn bindje. Ne duhet tė luftojmė kundėr vullnetit tė lirė po aq fuqimisht sa dhe Lutheri. Erasmi thoshte: Unė mund ta konceptoj vullnetin e lirė si njė fuqi tė vullnetit njerėzor me anė tė tė cilit njė njeri mund tė jepet i tėri pas atyre gjėrave qė tė ēojnė nė shpėtimin e pėrjetshėm ose tė largohet prej tyre. Kėsaj ne duhet ti japim gjithashtu njė Jo! tė vendosur. Njeriu ka lindur skllav i mėkatit! Ai nuk ėshtė i lirė.
Hyrje:
Mjedisi nė tė cilin u shkruajt libri dhe polemika me Erasmin. Martin Lutheri shkroi SKLLAVĖRIA E VULLNETIT nė pėrgjigje tė mėsimeve tė Deziderio Erasmit i cili lindi nė Roterdam midis viteve 1466 dhe 1469. Pėr shtatė vjet, Erasmi ishte njė murg augustinian dhe pastaj ai shkoi nė Angli. Atje takoi njerėz qė e bėnė tė etur pėr tė ndjekur studimin e greqishtes. Sė fundi Erasmi bėri njė tekst kritik pėr Dhiatės sė Re nė greqisht (1516). Ai nuk pranonte metodat imagjinare tė interpretimit tė Shkrimeve dhe shumė paragjykime tė mėsuesve tė kishės. Ai ngriti krye ndaj pėrtacisė dhe veseve qė ishin gjėra tė zakonshme nė manastiret. Por, pavarėsisht nga kjo, Erasmi nuk ishte besimtar ungjillor. Ai ishte humanist qė besonte se njerėzit mund ta fitonin vetė shpėtimin nė vend qė tė mbėshteteshin vetėm tek Jezu Krishti, vdekja dhe ringjallja e tij. Erasmi me tė drejtė preferonte njė metodė tė thjeshtė me mėsimin e krishterė, mė shumė se imtėsitė e komplikuara tė teologėve profesionistė. Ai i shmangej polemikės dhe pėr njė kohė tė gjatė nuk doli hapur mbi ēėshtjen e vullnetit tė lirė, por kur e bėri kėtė, kjo qe njė sfidė tė cilėn Martin Lutheri nuk mund tė mos e pėrfillte.
Martin Lutheri lindi nė Saksoni dhe ishte rreth katėrmbėdhjetė vjet mė i ri se Erasmi. Kur Lutheri ishte murg, pati njė pėrvojė dramatike tė ungjillit tė hirit tė Perėndisė. Qė nga ajo kohė ai e dinte se ēdo pėrvojė dhe besim duhet tė provohet me anė tė autoritetit tė Shkrimeve. Ai e dinte se shpėtimi vjen me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush (Efesianėt 2:8-9). Vetė pėrvoja e tij e konfirmonte kėtė bindje.
Lutheri ishte profesor, teolog dhe gjithashtu pastor. Njerėzit e tij e dinin se ai e ndiente atė qė predikonte. Ai nuk ishte aspak njė dijetar apatik. Ai e ndiente presionin e pėrjetėsisė sa herė qė predikonte. Kjo e detyronte qė tė bėnte ndonjėherė gjėra qė nuk gėzonin popullaritet dhe madje tė rrezikshme. Ai ishte i pėrgatitur tė qėndronte pėr tė vėrtetėn e Perėndisė kundėr gjithė botės.
Nė fillim, Erasmi u duk tė ishte nė anėn e Lutherit sepse qė tė dy nuk i pranonin shumė nga gabimet dhe tė metat e kishės romake. Por Lutheri, e sfidoi gjithnjė e mė tepėr mėsimin romak tė shpėtimit me anė tė veprave, duke kėmbėngulur se i drejti do tė jetojė me anė tė besimit (Romakėt 1:17). Erasmi ishte ende nė kishėn romake dhe sidijetar, mė nė fund iu dorėzua presionit tė kishės sė tij pėr tė deklaruar mėsimin e vullnetit tė lirė. Nė kundėrshtim tė hapur me kėrkesėn e Lutherit drejtuar atij pėr tė mos bėrė kėshtu ai nxori DISKUTIM NĖ LIDHJE ME VULLNETIN E LIRĖ nė vitin 1524. Erasmi i shkroi Henrit VIII: Zaret u hodhėn. Libri i vogėl mbi vullnetin e lirė doli nė dritė. Libri e kėnaqi papėn dhe perandorin romak dhe u lavdėrua nga Henri VIII.
Tani Lutheri e shpalli Erasmin armik tė besimit ungjillor. Perėndia e mbisundoi grindjen e ashpėr midis dy burrave pėr tė mirėn e mbretėrisė sė tij. Kjo solli njė shpallje tė madhe tė doktrinės ungjillore qė qysh atėherė e ka pasuruar kishėn e Krishtit - SKLLAVĖRIA E VULLNETIT tė Lutherit. Kėtu ofrojmė njė pėrmbledhje tė kėsaj vepre tė madhe. Kemi ruajtur shumė nga stili i Lutherit por nuk kemi ndjekur renditjen e Lutherit. Ne e fillojmė atje ku Lutheri pėrfundoi, duke pėrmbledhur sė pari doktrinėn e tij pozitive tė skllavėrisė sė vullnetit. E pasojmė kėtė me pjesė tė tjera nė tė cilat Lutheri pėrmend dhe pastaj kundėrshton, argumentet e Erasmit.
Stili i Lutherit normalisht do tė na bėjė qė tė shtojmė fjalė tė caktuara sa herė qė ai pėrdor shprehjen vullnet i lirė. Pėr shembull: vullneti i lirė qė ju mendoni se ekziston. Por ne kemi zgjedhur ta pasqyrojmė atė qė do tė thotė Lutheri duke pėrdorur thonjėzat - vullnet i lirė. Dhe nė kapitujt dy, tre dhe katėr, kemi ruajtur ligjėratėn e drejtė tė Lutherit, duke e mbajtur sa mė afėr qė tė jetė e mundur me atmosferėn e veprės sė tij. Nuk kemi pėrfshirė ēdo argument qė pėrdor Lutheri sepse kėshtu do ta zgjatnim kėtė thjeshtėzim nė mėnyrė tė paarsyeshme.
Ēna mėsojnė Shkrimet.
- Argumenti 1: Faji universal i njerėzimit provon se vullneti i lirė ėshtė fals.
- Argumenti 2: Sundimi universal i mėkatit provon se vullneti i lirė ėshtė fals.
- Argumenti 3: Vullneti i lirė nuk ėshtė nė gjendje tė fitojė pranimin nga Perėndia nėpėrmjet ruajtjes sė ligjit moral dhe ceremonial.
- Argumenti 4: Ligji ėshtė bėrė pėr tė drejtuar njerėzit tek Krishti duke u bėrė tė njohur mėkatin.
- Argumenti 5: Doktrina e shpėtimit me anė tė besimit nė Krishtin provon se vullneti i lirė ėshtė fals.
- Argumenti 6: Nuk ka vend pėr asnjė ide merite apo shpėrblimi.
- Argumenti 7: Vullneti i lirė nuk ka asnjė vlerė sepse veprat nuk kanė tė bėjnė aspak me drejtėsinė e njė njeriu para Perėndisė.
- Argumenti 8: Njė grusht i tėrė plot me argumente.
- Argumenti 9: Pali ėshtė absolutisht i qartė nė kundėrshtimin e vullnetit tė lirė.
- Argumenti 10: Gjendja e njeriut pa Frymėn tregon se vullneti i lirė nuk mund tė bėjė asgjė frymėrore.
- Argumenti 11: Ata qė arrijnė ta njohin Krishtin nuk menduan pėr tė paraprakisht, nuk e kėrkuan atė, as nuk e pėrgatitėn veten e tyre pėr tė.
- Argumenti 12: Shpėtimi pėr njė botė mėkatare ėshtė me anė tė hirit tė Krishtit vetėm nėpėrmjet besimit.
- Argumenti 13: Rasti i Nikodemit tek Gjoni 3 e kundėrshton vullnetin e lirė.
- Argumenti 14: Vullneti i lirė ėshtė i pavlerė sepse shpėtimi ėshtė vetėm nga Krishti.
- Argumenti 15: Njeriu ėshtė i paaftė ta besojė ungjillin, kėshtu tė gjitha pėrpjekjet e tij nuk mund ta shpėtojnė.
- Argumenti 16: Mosbesimi universal provon se vullneti i lirė ėshtė fals.
- Argumenti 17: Pushteti i mishit nė besimtarėt e vėrtetė e hedh poshtė vullnetin e lirė.
- Argumenti 18: Dijenia se shpėtimi nuk varet nga vullneti i lirė mund tė jetė njė gjė tepėr ngushėlluese.
- Argumenti 19: Nderi i Perėndisė nuk mund tė njolloset.
- Shkrimet janė si njė sėrė ushtrish nė kundėrshtim me idenė se njeriu ka vullnet tė lirė pėr tė zgjedhur dhe pėr tė marrė shpėtim. Por do tė mjaftonte pėr mua tė sillja dy gjeneralė nė luftim - Palin dhe Gjonin, me disa nga forcat e tyre........
Return to Hyrje / Introduction